0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjoshi i PDK-së: Ja si i mashtroi qytetarët qeveria Kurti!

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, përmes një njoftimi të bërë në Facebook, ka thënë se si qeveria Kurti ka mashtruar qytetarët.

- Advertisement -

Ai ka thënë se nuk kaluan as 10 ditë dhe kryeministri e ministri po e kapin në gënjështër njëri-tjetrin. Duke u munduar të gjejnë një gënjeshtër të re, ata po e harrojnë se çfarë kanë gënjyer një ditë më herët dhe kështu në fund po del e vërteta dhe mashtrimi i tyre.

Derisa Gjoshi ka publikuar edhe dokumente disa vendime që bien ndesh sipas tij me fjalët e kryeministrit Kurtit:

Miq të mi!

- Advertisement -

<< 05 prill 2020 >>
Në këtë datë, në video-mesazhin e tij, Albin K. gënjeu – “Është sërish Ministria e Shëndetësisë ajo që e ka shpallur karantinën edhe në dy komunt tjera: në komunën veriore të Mitrovicës dhe në komunën e Zveçanit, mirëpo nuk kemi dashur ta bëjmë këtë gjë me tupan”.

<< 06 prill 2020 >>
Unë e sfidova publikisht kryeministrin dhe ministrin e shkarkuar që nëse ekziston një vendim i tillë le ta publikojnë. Ata nuk e publikuan sepse nuk e kanë marrë asnjëherë. Kjo ka qenë gënjeshtër e Albin K. për t’iu shmangur pranimit të faktit se ai dhe institucionet e shtetit të Kosovës në atë pjesë të Republikës së Kosovës po zbatojnë vetëm një vendim – vendimin e Qeverisë së Serbisë.

- Advertisement -

<< 09 prill 2020 >>
Sot vartësi i Albin K. e ka nxjerrë në shesh gënjeshtrën e shefit të tij. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka marrë vendim për kufizimin e lëvizjevetë qytetarëve të këtyre dy komunave: Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan. Shikoni vendimet që mbajnë datën e sotit, 9 prill 2020.

Çka tregojnë këto gënjeshtra të kryeministrit të shkarkuar, Albin K?

1. Nuk mundeni të shpallni njëherë karantinën e dy komunave dhe vetëm pas 10 ditëve të kufizoni qarkullimin e qytetarëve.

2. Albin K. pasi që bëri marrëveshje të fshehtë me Qeverinë e Serbisë për të sjellur fshehurazi ekipe që dirigjohen nga Beogradi, tash e ka dorëzuar tërësisht kontrollimin dhe menaxhimin e situatës në duartë e këtyre strukturave dhe të të ashtuquajturit “Shtab i Krizave” që kontrollohet direkt nga Beogradi.

Nuk ka më dyshim se Albin K. e ka dorëzuar vullnetarisht autoritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës në duartë e të ashtuquajturit “Shtab i Krizave”.

Nuk ka ndodhur asnjëherë më parë që një kryeministër i Kosovës të zbatojë çfarëdo vendimi të Qeverisë së Serbisë. Albin K. po zbaton vendime që cenojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës, me vullnet të plotë dhe duke sulmuar të gjithë të tjerët që po e kritikojnë.


-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit