11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Gjukanoviçi: Nacionalizmi i madh serb vazhdon të ëndërrojë për ta bërë Serbinë e Madhe, ndërsa Shqipërinë, Kroacinë dhe pjesën tjetër që të zhduket

Rekomandime

Në reagimin e tij të radhës kundër Kishës, por dhe politikës serbe të Beogradit, presidenti malazez Milo Gjukanoviç tha se që prej viteve ’90 ka ekzistuar ideja e Serbisë së Madhe, e cila vijon të jetë ende aktive. Sipas tij, Beogradi vazhdon të jetë një kërcënim për popujt në rajon.

- Advertisement -

“Nacionalizmi i madh serb kurrë nuk u pajtua me pavarësinë e Malit të Zi dhe vazhdon të ëndërrojë për të rikthyer për ta bërë Serbinë e Madhe, ndërsa Shqipërinë, Kroacinë dhe pjesën tjetër që të zhduket”, tha Gjukanoviç.

“Ky është afërsisht plani që ka ekzistuar gjithmonë në vitet 1990 dhe i ka kushtuar rajonit tonë një numër të madh viktimash. Pra, s’mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, në të kundërt mund të ketë vetëm një tragjedi të madhe. Dhe në vend që t’i mësojmë prej atyre përvojave të hidhura në vitet 1990, në vend që të hiqet dorë, siç po shohim, rreth 30 vjet pas, idetë e vjetra po kthehen në tryezë, dhe pjesë integrale e këtyre ideve është nacionalizmi i madh serb, e cila duke përdorur SPC(Kishën Ortodokse Serbe), përpiqet të vazhdojë të përfaqësojë Malin e Zi, të ndikojë në jetën në Mal të Zi si në jetën e një shteti tjetër serb”, tha Gjukanoviç.

“Është diçka për të cilën ne nuk pajtohemi dhe që duhet të tregojmë, do të thosha, një rezistencë shumë e palëkundur dhe të fortë ndaj saj. Eshtë diçka që nuk do të lejojmë kurrë të ndodhë në Mal të Zi”, përfundoi Gjukanoviç.

- Advertisement -

Komentet e tij janë nën frymën e një acarimi në raportet mes dy vendeve, ku si shkak është bërë Ligji për Fenë, të cilin Kisha Ortodokse Serbe, por dhe Beogradi, e shohin si kërcënim ndaj bashkësisë edhe fetare serbe në Mal të Zi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit