1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjukanoviq jep deklaratën e fortë: Bota Serbe është një kopje e botës Ruse

Rekomandime

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq tha se nuk ka marrëdhënie me homologun serb, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se ai nuk e di se për çfarë duhet të bisedonte me të, pas asaj që Serbia ka bërë kundër Malit të Zi në dy vitet e fundit.

“Nuk di për çfarë të flas me të, përpos për atë që tashmë zyrtarë të lartë serbë kanë thënë për Malin e Zi, legjitimitetin e “botës serbe”, për përkatësinë natyrore të asaj “bote serbe”, tha Gjukanoviq për RTCG.

- Advertisement -

Gjukanoviq ka vlerësuar se nuk ka armiq të përjetshëm, sidomos në politikë dhe se është gjithmonë i gatshëm për bisedime.

“Këto bisedime mund të vijnë vetëm pasi të kemi një qëllim të deklaruar qartë për të respektuar pa kushte pavarësinë malazeze, identitetin kombëtar, shtetëror, kulturor dhe fetar, pra atëherë kur të kalojmë në bisedime për bashkëpunimin që duhet të na çojë drejt prosperitetit dhe interesave të përbashkëta evropiane,” shtoi ai.

Sipas Gjukanoviqit, bota serbe është vetëm një emër tjetër për “Serbinë e Madhe”.Është një kopje e “botës ruse” që u lansua pas rënies së Bashkimit Sovjetik, shtoi Presidenti i Malit të Zi.

- Advertisement -

Gjukanoviq se Marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe nuk është braktisur, duke theksuar se kjo është në interes të çdo qeverie përgjegjëse, përfshirë DPS-në, si qeveri mëparshme.

“Është e domosdoshme që marrëveshja të jetë në përputhje me sistemin kushtetues dhe juridik të Malit të Zi dhe jo në përputhje me interpretimet mitomane të historisë nga krerët e Kishës Ortodokse Serbe se ata kanë disa të drejta të veçanta. Ata nuk kanë asnjë të drejtë të veçantë”, tha Gjukanoviq.

- Advertisement -

Ai tha se është i sigurt se shteti nuk do të nënshkruajnë marrëveshjet që i imagjinon Kisha Serbe me tezën që të dëshmohet se Mali i Zi është shtet serb, teokratik që duhet të udhëhiqet nga Kisha Serbe.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit