1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Gjuriq: Kurti po e çon rajonin drejt gjakderdhjes

Rekomandime

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka reaguar pasi Kosova sot ka filluar reciprocitetin me Serbinë për targat e veturave, ku fo.rca të shumta të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës qëndruan në veri të vendit për të monitoruar situatën.

- Advertisement -

Gjuriq tha se ky veprim nga ana e Kurtit u bë me qëllim të fitimit të poenave politik.

“Regjimi Kurti në Kosovë po e çon rajonin në prag të gja. kderdhjes. Dërgimi i forcave speciale të armat.osura në zonat me shumicë serbe vetëm për hir të fitimit të poenave politik për kandidim për zgjedhjet lokale të 17 tetorit është kërc.ënuese dhe shkelje e të gjitha marrëveshjet.

Ju lutemi mos luani me zjar.rin sa nuk është vonë”, ka shkruar Gjuriq në një postim në Twitter.

- Advertisement -

Gjuriq përmes këtij shkrimi u shpreh se do të ishte më mirë që qeveria kosovare të angazhohej në procesin e dialogut mes dy vendeve.

“Në vend që të angazhohet në një dialog konstruktiv me Beogradin dhe të punojë së bashku drejt një të ardhmeje normale për rajonin, qeveria në Prishtinë po përdor AK.47 të vjedhur dhe AP.C të dhuruar për të frlkësuar popullsinë serbe”, thuhet në postimin e Gjuriqit.

- Advertisement -

“Duhet të keni turp nga vetja, zoti Kurti”, ka përfunduar Ambasadori i Serbisë në SHBA.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit