Drejtori i të ashtuquajtës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka deklaruar se përfaqësuesit serbë nga Kosova kanë marrë vendim që të mos e mbështesin zgjedhjen e qeverisë së re.
“Lista Serbe nuk do të votojë për zgjedhjen e qeverisë në Prishtinë, por do të vazhdojnë të zbatojë mandatin e saj që e ka fituar nga populli serb dhe t’i përfaqësojë ata në institucione”, ka thënë Gjuriqi në një konferencë për media në Beograd.
Nesër në ora 11:00 do të mbahet seanca për votimin e qeversië së re pas nënshkrimit të koalicionit ndërmjet LVV-së dhe LDK-së