1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjuriq: Thaçi e Hoti kthehen pa njohje nga Washingtoni

Rekomandime

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka porositur nga Beogradi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin, Avdullah Hoti, që të mos mendojnë se më 27 qershor në Washington, Serbia do të pranojë pavarësinë e Kosovës.

- Advertisement -

Nga Washingtoni do të kthehen pa njohjen e Kosovës, ka thënë Gjuriq në një konferencë për media duke shtuar se porosia e Serbisë iu drejtohet ‘liderëve të partive separatiste dhe organizatave në Kosovë’.

Siç tha Gjuriq, shumë gënjeshtra janë paraqitur kohëve të fundit lidhur me karakterin e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit në Washington, të ftuara nga i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialog, Richard Grenell.

Sot, presidenti Thaçi deklaroi se Kosova e konsideron takimin e 27 qershorit si kthesë historike dhe mundësi e papërsëritshme për të filluar procesin “tepër të vështirë, shumë të rëndë, por të domosdoshëm për arritjen e paqes”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit