2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Gjuriq u dërgon letër anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në Kongresin Amerikan

Rekomandime

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, u ka dërguar letra të gjithë anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në Kongresin Amerikan.

Në një letër dërguar 435 kongresmenëve dhe 100 senatorëve, Gjuriq theksoi rolin “aleat, fitimtar dhe çlirimtar” të Serbisë në “Luftën e Madhe”, njoftoi Ambasada e Serbisë në Washington.

- Advertisement -

Duke kujtuar jubileun e sivjetshëm në marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së, Gjuriq në letër i referohet edhe “mirënjohjes së madhe që na bëri presidenti i atëhershëm amerikan Woodrow Wilson”.

Gjuriq dje deklaroi se “deri në fund të vitit pret miratimin e një rezolute në Kongresin Amerikan, e cila i jep mbështetje Serbisë”.

“Deri në fund të vitit, pres një letër mbështetjeje të Kongresit për Serbinë dhe marrëdhëniet serbo-amerikane, e cila do të nënshkruhet nga një numër i madh anëtarësh të Kongresit, duke përfshirë disa nga më me ndikim”, ka deklaruar Gjuriq për gazetën serbe “Politika”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit