Gjykata Kushtetuese pritet të interpretojë ligjshmërinë e pjesëmarrjes dhe votimit të deputetit Etem Arifi në seancë, në ditën kur u zgjodh Qeveria Hoti.
Nga ky institucion, Vetëvendosja ka kërkuar që të interpretojë ligjshmërinë e pjesëmarrjes dhe votimit të deputetit Etem Arifi në seancën ku u zgjodh Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin.
IndeksOnline ka siguruar dokumentin në të cilin, Gjykata Kushtetuese I ka kërkuar kabinetit të kryetares së Kuvendit disa dokumente lidhur me këtë rast.
Kushtetuesja ka kërkuar që të ketë dokumentin e “raportin e Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e Kourumit dhe të mandatgeve, të themeluar përmes vendimjit nr.07-V-001, të Kuvendit, për verifikimin e kourumit në sëeancë konstituive dhe vlefshëmrinë e mandatit të deputetëve, të Legjilaturës së VII-të Kuvendit, të paraqitur më 26 dhjetor 2019 dhe procesverbalin e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të mbajtur më 26 dhejtor 2019.