2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjykata sot dha vendimin, por si u mbyt Albert Krasniqit nga babai i tij

Rekomandime

Një vr*asje e rëndë u raportua të ketë ndodhur mbrëmjen e 27 janarit të këtij viti.

Por duke mos përfunduar me kaq, rasti u bë edhe më tragjik pasi që vr*asja ndodhi pikërisht brenda familjes ku babai mbyti djalin e tij.

- Advertisement -

Skender Krasniqi pati vr*arë Albert Krasniqi, ndërsa ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në rrugën “Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Babai i viktlmës, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës dhe lidhur me këtë rast zyrtarët policorë kanë konfiskuar një armë me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

“Ejani se e vr*ava djalin”, kështu e pati denoncuar rastin babai i Albert Krasniqit, Skender Krasniqi.

- Advertisement -

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti”, ishte thënë asokohe nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-misin e Kosovës Besa Gashi, ndërsa së fundmi ata i kishin dhënë fund martesës së tyre, pasi kishin pasur kriza të njëpasnjëshme.

Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.

Por viktlma, Albert Krasniqi ishte i njohur edhe më parë për organet e rendit. Kjo pasi ky i fundit ishte i përfshirë në plagosjen e reperit Noizy në qendër të Prishtinës.

Plagosja kishte ndodhur më 13 shtator të vitit 2016 .

Rigels Rajku i njohur si Noizy është dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur.

Ndërsa, Albert Krasnqi ishte dënuar nga Gjykata me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës e ngarkonte Krasniqin edhe me një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

E pikërisht sot, Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtor Skender Krasniqin, për vr*asjen e djalit të tij, Albert Krasniqi.

Në njoftimin e Gjykatës bëhet e ditur se Skender Krasniqi është shpallur fajtor për veprën penale “Vr*asje nga pakujdesia”, dhe dënohet me 3 vite e pesë muaj burgim.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm Penal ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.K për veprën penale Vrasja nga pakujdesia nga neni 175 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I akuzuari S.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e pesë (5) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi. Koha e kaluar nën masën e paraburgimit për të pandehurin do të llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim prej datës 27.01.2021”, thuhet në njoftim.

Padyshim se vrasja e të riut Albert Krasniqi pati sjellë edhe reagime të shumta nga familjarët, ndërsa në varrimin e tij pati shumë qytetarë pjesëmarrës në mesin e tyre edhe shumë fytyra publike.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit