4.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gjykata Speciale fton edhe një ish- ushtar të UÇK-së

Rekomandime

Njëri nga ish- ushtarët e UÇK-së, Gani Krasniqi ka njoftuar se ka pranuar ftesën nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ai ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës, pasi e kanë obliguar një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuar këtë gjatë.

- Advertisement -

Ai ka njoftuar se ftesën e ka pranuar më 11 tetor, dhe më 11 dhe 12 nëntor 2019, në ora 9.00 të paraqitet pran kësaj zyre, për të dhënë prova, informacione dhe dëshmi.

Provat, dëshmitë…, motivohen me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe pse perkufizimi I datave është : 1 janar 1998 — 31 dhjetor 2000 !Për t’u përgjigjur pozitivisht, më obligon një pjesë e deputetëve të papërgjegjshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët votuar këtë gjatë.

Natyrisht, ashtu siç e ndjej për nder, që isha pjesë U Ç K -‐ së, së Lavdishme, ashtu do te dëshmoj për Luftën e drejtë të saj”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Ndryshe, vetëm gjatë këtij muaji kanë ardhur mbi 20 ftesa nga Gjykata Speciale.

Në Organizatën e Veteranëve kanë paralajmëruar se gjatë këtyre dy muajve do të ngrihen edhe aktakuzat e para, derisa kanë thënë se do të ketë edhe arrestime.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit