1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjykata Speciale refuzoi mbrojtjen në liri të Thaçit dhe të tjerëve, por ua hapi një rrugë në të ardhmen

Rekomandime

Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën për lirim të përkohshëm (mbrojtje në liri) të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve, por të akzuarve të UÇK’së në Hagë, ua hapi një rrugë tjetër për të ardhmen.

Sipas gjyqtarit Kai Ambos, nëse të akzuarit marrin pëlqimin e një shteti të tretë dhe garantojnë se të akzuarit do të mbrohen në liri, atëherë ka mundësi që Thaçit dhe të tjerëve t’u pranohet kërkesa për lirim të përkohshëm dhe të mbrohen në liri.

- Advertisement -

Në vendimin që mori sot paneli lidhur me kërkesën për lirim të përkohshëm të Thaçit, saktësisht në faqen 49 dhe 50, gjyqtari Kai Ambos jep versionin e tij se si në fakt Thaçi dhe të tjerët mund të mbrohen në liri.

Një shtet i tretë që mund të marrë (pranojë) dhe, nëse është e nevojshme, të monitorojë një të dyshuar ose të akzuar. Shteti mund të paraqes një ofertë të rëndësishme, ndoshta vendimtare brenda kornizës së lirimit me kusht.

Ndërsa kjo ofertë ishte tepër e paqartë, siç thuhet me të drejtë në vendim dhe, në çdo rast, do të kërkohej një zotim i shprehur nga shteti i tretë, një ofertë e tillë mund të ishte më e saktë dhe konkrete në rastet e ardhshme dhe, në vijim, logjika i Panelit për këtë vendim mund të jetë një argument i fortë në favor të lirimit me kusht.

- Advertisement -

Sigurisht, vendimi konkret është gjithmonë specifik për secilin rast dhe oferta e Shtetit të Tretë nuk garanton kurrsesi se do të jepet lirimi me kusht. Këtu, përsëri, unë thjesht dua të rris ndërgjegjësimin, domethënë që një ofertë e tillë, nëse bëhet konkretisht dhe mbështetet me garanci, përfshirë nga Shteti i Tretë përkatës, mund të zhvendosë ekuilibrin në favor të lirimit me kusht dhe për këtë arsye duhet të konsiderohet seriozisht nga Gjyqtari gjykues ose Kolegji kompetent”, thuhet në vendim.

- Advertisement -

Sot, Paneli i Gjykatës së Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, për lirim të përkohshëm. Megjithatë, sipas gjyqtarit Kai Ambos, mbrojtja në liri mund të arrihet sipas opinionit më sipër.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një komunikate për medie në faqen zyrtare të Dhomave Speciale, duke thënë se kërkesa është refuzuar në tërësi dhe se Veseli ka kohë prej 10 ditësh ta publikojë të redaktuar të replikës ndaj këtij vendimi.

“Të remten më 30 prill 2021, paneli i Gjykatës së Apelit nxori katër vendime me të cilat hodhi poshtë apelet e parashtruara nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi kundër katër vendimeve përkatëse të Gjykatësit të Procedurës Paraprake me të cilat ai refuzoi kërkesat e tyre fillestare për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.

“Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit e mohon ankesën në tërësi dhe urdhëron Veselin që të paraqes një version publik të redaktuar të replikës përbrenda 10 ditëve”, thuhet tutje në vendim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit