1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjykimi i Thaçit mund të zgjasë edhe mbi 10 vite!

Rekomandime

Dastid Pallaska, avokati i Hashim Thaçi, i cili po përballet me akuza për KRlME Iufte në Hagë, deklaron se edhe nëse ish-Presidentit të Kosovës shpallet i pafajshëm nuk mund të kërkojë dëmshpërblim për arrestimin.

Në emisionin “Opinion”, Pallaska theksoi se me ritmin që po ecën procesi gjyqësor ndaj Thaçit por dhe ish-zyrtarëve të tjerë të lartë, gjykimi mund të zgjasë edhe mbi 10 vite.

- Advertisement -

Fevziu: Çështja mund të zgjasë dhe mbi 10 vite?

Pallaska: Më këtë mënyrë menaxhimi të prokurorisë po, absolutisht po. Baza ligjore për të kërkuar një kompensim nëse dalin të pafajshëm nuk është e qartë. Kompensimi bëhet kur arrestohet dhe paraburgoset në mënyrë të kundërligjshme. Në këtë rast është kërkuar nga gjykata.

Avokati i Hashim Thaçit, Dastid Pallaska ka treguar shifrën që është harxhuar deri në qershor të 2021 për gjykimin e ish-liderëve të UÇK në Hagë.

- Advertisement -

Ai ka zbuluar se që nga fillimi i çështjes deri në qershor të 2021 janë shpenzuar 180 milionë euro.

“Gjykata Speciale sipas raportimeve deri në qershor janë shpenzuar deri në 180 milionë euro. Deri në qershor për të shqyrtuar çështjen për të dënuar 4 persona.

- Advertisement -

Gjykata operon me një kryetare dhe një gjyqtar të procedurës paraparake, ndërsa lista e gjyqtarëve paguhen nëse aktivizohen” ka treguar ai për “Opinion”.

Ndërsa Rudina Jasini, avokate dhe studiuese e së drejtës kombëtare tha se kjo mund të arrijë shifra deri dhe në miliarda lekë, pasi është çështje që do të zgjasë në kohë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit