0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gjyshinca tregon pse s’e lanë të hynte në Norvegji edhe pse është deputet i Kosovës

Rekomandime

Deputetit të Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshincës, nuk i është lejuar hyrja në shtetin e Norvegjisë. Por, cila ishte arsyeja?

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar për Periskopin vetë deputeti Gjyshinca, i cili bëri me dije që është kthyer dhe nuk ka mundur të hyjë në Norvegji sepse çertifikata digjitale e Kosovës nuk është pjesë e Bashkimit Evropian (BE).

“Kam qenë për vizitë te familja në Suedi, dhe kam planifikuar te vazhdoj edhe në Osllo të Norvegjise. Mirëpo nga autoritetet norvegjeze më është bërë e ditur se ata nuk e njohin çertifikaten digjitale të vaksinimit të lëshuar nga Republika e Kosovës me arsyetimin se shteti ynë nuk eshte pjese Bashkimit Evropian dhe çertifikata në fjalë nuk është e njejtë ”EU DIGITAL COVID PASS. Pastaj jam kthyer në Suedi/Gothenburg tek familja ime që jeton atje, ku kam vazhduar qëndrimin edhe për disa ditë të pushimit tim vjetor nga Kuvendi i Kosoves.”, ka thënë ai për Periskopin.

Përveç deputetit, edhe shumë qytetarë të Kosovës që po udhëtojnë jashtë vendit po kanë vështirësi dhe po iu mohet hyrja në disa shtete evropiane, si pasojë e mos-njohjes së çertifikatës së vaksinimit.

- Advertisement -

E për këtë problem, Gjyshica i VV-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë ka filluar punën për standardizimin e këtyre çertifikatave.

“Ky është një problem për të cilin kemi marrë shumë ankesa nga qytetarët tanë që udhëtojnë nëpër Evropë. Te cilën e kam adresuar menjëherë të institucionet tona. Dhe për këtë ministria jonë e shëndetesisë ka filluar punën për standartizimin e çertifikatave tona të COVID me ato të Bashkimit Evropian.”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Ndryshe në vendin tonë deri më tani janë vaksinuar mbi 1 milonë banorë./Periskopi/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit