2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Gjyshja e 17 nipërve dhe mbesave martohet me 24-vjeçarin: Duam të kemi një fëmijë!

Rekomandime

Një gjyshe 61-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, 24 vjeç, kanë njoftuar se po planifikojnë të kenë fëmijën e tyre të parë, pavarësisht diferencës në moshë.

Kuran McCain dhe gruaja e tij, nëna e shtatë fëmijëve, Cheryl McGregor u takuan për herë të parë në vitin 2012 ndërsa të dy punonin në një dyqan fast-food, kur ai ishte vetëm 15 vjeç.

- Advertisement -

Por ndjenjat romantike lulëzuan shumë më vonë. Ata humbën kontaktin, por u rilidhën në vitin 2020. Ata u martuan vitin e kaluar dhe tani janë gati të zgjerojnë familjen. Cheryl ka tashmë shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa, por çifti tha se meritojnë të kenë fëmijët e tyre.

“Ne u martuam në shtator të vitit 2021 dhe u bënë disa muaj që jemi gati të krijojmë familje”, tha Kurani.

“Cheryl është 61 vjeç dhe ka shtatë fëmijë dhe 17 nipër e mbesa tashmë, por ne mendojmë se meritojmë fëmijët tanë”, shtoi ai.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit