-0.1 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Glauk Konjufca, Bekë Berishës: Kryeministri doli nga salla se ti je i sporteve të rënda e i bone pyetje të lehtë

Rekomandime

Në momentin që deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e mori fjalën në Kuevnd për t’ia bërë një pyetje kryeministrit Albin Kurti, ku i fundit lëshoi sallën e Kuvendit.

Këtë e vërejti Berisha dhe iu drejtua Konjufcës se meqenësë Kurti nuk ndodhet në sallë do të diskutojë me kryetarin Konjufca.

- Advertisement -

E ky i fundit me shaka i tha se Kurti e lëshoi sallën sepse Berisha po i bënte pyetje të lehtë por “është i sporteve të rënda”.

“Kryeministër ti e shkarkove bordin e AKP-së, a po rrin a shkove?…Kryetar tash po diskutoj me ty”, i tha Berisha Konjufcës.

“Ti je i sporteve të rënda, e kur the pyetje e lehtë, prandaj doli kryeministri”, ia ktheu Konjufca me shaka.

- Advertisement -

Më pas Berisha e ngriti pyetjen në Kuvend, por nuk mori përgjigje në mungesë të Kurtit.

“Bordi i ri që ka me u vendos tani a janë bord i vullnetarëve apo kanë me i harxhu 25 mijë euro si ata të parët”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit