-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Glauk Konjufca i thotë LDK-së: Mos derdhni lot krokodili për Vjosa Osmanin, votoni qysh ju ka udhëzu ajo

Rekomandime

Deputetët e VV-së dhe LDK-së po vazhdojnë përplasjet mes vete lidhur me mocionin për mosbesimin e qeverisë Kurti, ku po fajëson njëra-tjetrin për “tradhti”.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, i ka thënë kryeministrit Albin Kurtit pse nuk e ka njoftuar as kryekuvendaren Vjosa Osmani për shkarkimin e Agim Veliut.

- Advertisement -

Kurti tha se e ka njoftuar 30 minuta para vendimit, Isa Mustafën dhe Vjosa Osmanin, por nuk i ka ftuar në takim pasi qëndrimi i tij ka qenë i pandryshuar.

Ndaj deputetës Bunjaku, reagoi Glauk Konjufca, minisëtr i Jashtëm, i cili i ka thënë asaj dhe deputetëve të tjerë të mos derdhin lot krokodili për Vjosën.

“Të gjithë ata që duan të derdhin lot krokodili për Vjosa Osmanin, veç votoni kundër mocionit të qeverisë siç ka thënë ajo, më tregoni sa e respektoni atë”, tha Konjufca, shkruan Reporteri.net.

- Advertisement -

Ai më tej tha se LDK nuk kishte reaguar kur u shkarkua e ndjera Nekibe Kelmendi ishte shkarkuar nga Hashim Thaçi.

Por Arben Gashi, kryetar i grupit parlamentar të LDK-së tha se e ndjera Kelmendi nuk është shkarkuar por është hequr si dhe dy ministra të tjerë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit