1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Goditja e Isa Mustafës ndaj Lumir Abdixhikut

Rekomandime

Kreu në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka zgjedhur që mes rreshtash të një reagimi shumë gjatë për humbjen në zgjedhjet e 14 shkurtit, t’i kundërpërgjigjet edhe bashkëpartiakut të tij, Lumir Abdixhikut, rreth një deklarate të bërë në media, për arsyen që e ka çuar partinë në rezultatin katastrofal dhe më të dobët në histori, që nga themelimi.

- Advertisement -

Kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një prononcim për Gazetën Express, kishte thënë se partia që i takon përfundoi me rezultatin më të dobët në histori meqë fatkeqësisht nuk u dëgjuan disa zëra brenda partisë.

“Rezultati flet vet dhe s’lë hapësirë për asnjë interpretim. Fatkeqësisht zërat tonë s’u dëgjuan me kohë dhe si rrjedhojë përfunduam në rezultatin më të ulët historik”, kishte thënë Abdixhiku.

Këtij qëndrimi të ish-deputetit të LDK’së i cili ka fituar mandat për të qenë përsëri në Kuvend iu është përgjigjur sot kreu në dorëheqje i LDK’së, Isa Mustafa.

- Advertisement -

Në një shkrim të gjatë ku kishte folur për shumë çështje, ish-kryeministri mes rreshtash ia ka kthyer Abdixhikut.

Mustafa ka thënë se nuk është e vërtetë që s’është dëgjuar zëri, por thotë se këta që thonë kështu nuk kanë pasur zë të artikuluar përveç mungesës së qëndrimit, sipas tij në stilin “ta shohim si del”.

- Advertisement -

“Të tjerët që sot në studio televizive thonë se nuk është dëgjuar zëri i tyre, nuk e thonë të vërtetën, sepse nuk kanë pasur asnjë zë të artikuluar përveç pozicionimit abstenues e abstenimi është mungesë e qëndrimit, blerje kohe, në stilin ta shohim si del”, ka shkruar Mustafa.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë vetëm rreth 105 mijë vota, duke shënuar kështu rekord të zi. Si pasojë e gjithë kryesia bashkë me kryetarin e LDK’së kanë dhënë dorëheqje.

Abdixhiku kishte paralajmëruar se do të kërkonte llogari e përgjegjësi në parti për rezultatin që do të korrnin në zgjedhje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit