Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi në takim ndaj Gjibraltarit për 1:0.
Ishte zëvendësuesi Florent Hasani i cili në minutën e 69-të realizoi gol në miqësoren që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Hasani u gjind më së miri në zonë ku arriti të realizonte me një goditje të devijuar.Kosova në këtë përballje po paraqitet me shumë ndryshime, arsye kjo e rruajtjes së futbollistëve kryesorë për duelin e rëndësishëm të së hënës ndaj Malit të Zi.