Gold AG e ka publikuar një foto nga xhamia.
Arian Agushi i njohur ndryshe për publikun si Gold AG, është një prej emrave më të komentuar në media për shumë arsye.
Emri i tij shpesh lakohet edhe për shkak se bën postime lidhur me fenë. Goldi në fakt i ka të shpeshta postimet e tilla.
Së fundmi e ka publikuar një foto nga xhamia dhe pranë fotos i ka shkruar disa fjalë.
“Si mund ta kesh zemrën e mirë, kur Atij që të krijoi nuk i përgjigjesh kur të thirrë ☝?”, ka shkruar ai pranë postimit të fotos.
Sa i përket jetës private Ariani gjithmonë ka qenë i rezervuar deri në momentin kur me Ermirën e kurorëzoi dashurinë me martesë.