1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Grenell i jep goditje tjetër Kurtit: Ia kemi bërë të qartë, nuk merremi më me të nëse vazhdon kështu

Rekomandime

I dërguari Special i SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka demantuar deklaratën e zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në të cilën thuhej se ai është marrë vesh në një bisedë telefonike me Grenellin që ndihma nga SHBA’ja nuk do të ndalet dhe se bashkëpunimi do të vazhdojë.“Kjo s’është e vërtetë. Ja kemi bërë të qartë Kurtit se vendimi i tij për të mbajtur taksën është duke dëmtuar ekonominë e Kosovë – dhe nëse ai vazhdon kështu, ne nuk do të merremi më me lidershipin e Kosovës, që vetëm po dëmton qytetarët e saj”, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti ditë më parë paralajmëroi se më 15 mars do ta heq taksën vetëm për lëndën e parë që vjen nga Serbia, ndërkohë shtoi se më 1 prill mund ta heq plotësisht nëse Serbia reflekton dhe jep sinjale se do të ndalë fushatën për tërheqje të njohjeve.Ndërsa, kreu i LDK-së, Isa Mustafa është shprehur kundër heqjes së pjesshme, ndërsa në mbledhjen e partisë mbrëmë ka thënë se po koordinohen me partnerin qeveritar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur gjuhë të përbashkët për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.“Ne po bisedojmë me VV që të kordinohemi e te gjejmë një gjuhë të përbashkët që sa më shpejt të fillojë dialogu, të hiqen tarifat e te krijohet një ambient ku mund te arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”, ka thënë Mustafa.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit