2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Grenell: Jack Smith e rrënoi reputacionin e Hagës, aktakuza ndaj Thaçit e mbushur me rrena

Rekomandime

Ish-përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka kërkuar nga mediet që të merren më shumë me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori i Gjykatës Speciale, Jack Smith.

- Advertisement -

Grenell përmes një cicërime në Twitter ka thënë se Smith ka rrënuar reputacionin e Hagës.

Sipas tij, aktakuza ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi është e mbushur me gënjeshtra.

“Media duhet të merret me ndjekjen penale të Hashim Thaçit nga ish-kryeprokurori Jack Smith.. Thaçi është ende në burg – e megjithatë aktakuza e Jack Smith është e mbushur me gënjeshtra. Dëshmitarët e rremë tani kanë disa akuza të egra për taktikat e Jack. Ai ka shkatërruar reputacionin e Hagës”, tha Grenell.

- Advertisement -

Kujtojmë se Jack Smith ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeprokurorit të Gjykatës Speciale në nëntor të vitit të kaluar.

Smith, i cili ishte në detyrën e kryeprokuroit që nga viti 2018 në Gjykatën e Hagës, për të hetuar krimet e luftës në Kosovë, tani do të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të hetuar raste të tjera.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit