4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Grenell konfirmon paralajmërimin fatal për tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Rekomandime

Emisari special i presidentit amerikan, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell e ka konfirmuar paralajmërimin e senatorit amerikan, David Perdue, për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane nga Kosova nëse qeveria e Kosovës nuk e heq tërësisht taskën ndaj Serbisë.

- Advertisement -

Perdue përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter, ka thënë se forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës e Serbisë për më shumë se dy dekada dhe, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

Këtij postimi Grenell e ka shpërndarë edhe në llogarinë e tij në Twitter, duke konfirmuar se ky është edhe qëndrim zyrtar i SHBA-së.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vetë dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar Preude në Twitter.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit