11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Grenell: Mendoj se shumicës së amerikanëve po u mungon Hashim Thaçi

Rekomandime

Ish-emisari amerikan për dialogun, Richard Grenell është pyetur për raportin e tij me kryeministrin Kurti, për të cilin ai jo rrallë herë ka kritika të forta.

Grenell është pyetur konkretisht se a ka diçka personale me Kurtin.

- Advertisement -

Ai në një intervistë për Nacionale është përgjigjur që Kurti i pëlqen si person, por që nuk i pëlqen fakti se ai u ka thënë gjithmonë JO propozimeve amerikane.

“Jam takuar me Kurtin disa herë dhe më pëlqen si person – ai është gjithnjë miqësor e i këndshëm me mua por gjithnjë i thotë JO propozimeve amerikane. S’ka nevojë të jemi miq personalisht por duhet të jemi aleatë”, tha ai.

Madje sipas Grenell, shumicës së amerikanëve u mungon ish-presidenti Thaçi.

- Advertisement -

“Njerëzit në Kosovë që e mbështesin Kurtin si kryeministër duhet ta kuptojnë se edhe Republikanët e edhe Demokratët në Amerikë janë shumë të frustruar me lidershipin e tij dhe me refuzimin e ideve amerikane. Sot, ne shohim bile edhe Administratën Biden që lëshon deklaratë direkte ku shpreh zhgënjimin e saj. Po ashtu, mendoj se shumicës së amerikanëve iu mungon Hashim Thaçi”, u shpreh Grenell.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit