0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Grenell thumbon europianët: Gjermania, Franca e BE, s’janë të përfshira në dialog, por i mirëpresim

Rekomandime

Emri i kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ai i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, kanë qenë më të përfolurit përgjatë vitit 2019, sa herë është diskutuar rreth përpjekjeve për rinisje të negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që ishin bllokuar për shkak të taksës.

- Advertisement -

Në fundin e prillit të vitit 2019 Merkel kishte organizuar një Samit në Berlin në përpjekje për të zhbllokuar situatën. Përveç Macronit, në këto përpjekje Qeveria Federale ishte koordinuar ngushtë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përpjekja gjermano-franceze për rikthim të palëve në tryezë ishte zbehur pas dështimit të Samitit të Parisit i planifikuar të mbahej në korrik, derisa në anën tjetër SHBA’ja ishte aktivizuar duke caktuar dy Përfaqësues Special. Matthew Palmer ishte emëruar nga Departamenti i Shtetit për të gjithë rajonin e Ballkanit, ndërkohë ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, ishte emëruar nga Presidenti Donald Trump enkas për dialogun Kosovë-Serbi.

E në vitin 2020 ka filluar të jap rezultatet e para puna 4 mujore e ambasadorit Richard Grenell i cili si Përfaqësues Special Presidencial për dialogun Kosovë-Serbi ka shtyrë përpara Prishtinën dhe Beogradin drejt arritjes së dy marrëveshjeve parimore për linjën ajrore dhe gjithashtu për hekurudhën Prishtinë-Beograd.

- Advertisement -

Megjithatë gjithë këto përpjekje për rinisje të dialogut Kosovë-Serbi përmes bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve të huaja, Richard Grenell, aktualisht është duke i udhëhequr i vetëm. Nuk janë përfshirë as Gjermania e kancelares, Angela Merkel, as Franca e Macronit e as Bashkimi Evropian.

Një gjë të tillë ekskluzivisht për Express e ka konfirmuar emisari i Trumpit, Richard Grenell, megjithatë ka thënë se të gjithë që dëshirojnë të ndihmojnë janë të mirëpritur.

- Advertisement -

“Të gjithë janë të mirëseardhur për të ndihmuar. Por ata nuk kanë qenë fare të përfshirë”, ka thënë ekskluzivisht për Gazetën Express, ambasadori Richard Grenell.

Lidhur me çështjen e bashkëpunimit me emisarin e Donald Trump dhe dy marrëveshjet e arritura në Berlin, nuk kanë folur nga Qeveria Fedrale e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Në një përgjigje të shkruar të Qeverisë Federale të Gjermanisë për Express nuk kanë pranuar që të komentojnë përpjekjet amerikane në raport me dialogun Kosovë-Serbi, ndërkohë insistojnë që dialogu duhet të rinisë nën mbikëqyrjen e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

“Ju lutem na kuptoni që për arsye parimore ne nuk i komentojmë përpjekjet e aleatëve tonë”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë së kancelares gjermane për Express.

Ndërkohë thonë se e mirëpresin faktin nëse Kosova e Serbia pajtohen për të përmirësuar lidhjet dhe bashkëpunimin biznesor, megjithatë thonë se është i nevojshëm një dialog politik e për nisjen e të cilit kërkojnë heqjen e taksës 100 për qind.

“Ne mirëpresim faktin nëse Serbia dhe Kosova pajtohen për të përmirësuar lidhjet e tyre dhe bashkëpunimin në biznes. Sido që të jetë, një dialog politik do të jetë gjithashtu i nevojshëm, dhe kjo më së miri mund të arrihet fillimisht nëse Kosova heq tarifën për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina”, ka thënë ky zëdhënës i qeverisë gjermane.

Në fund thonë se qëndrimi i përgjithshëm i Qeverisë Federale nuk ka ndryshuar dhe që mbështesin përpjekjet e Bashkimit Evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Pritjet janë që, në interes të dy shteteve , të rinisë dialogu sa më shpejtë të jetë e mundur nën mbikëqyrjen e të sapo zgjedhurit në pozitën e Përfaqësuesit të Lartë dhe ekipit të tij”, ka thënë ky zëdhënës.

Lidhur me përpjekjet e emsiarit të Donald Trump dhe arritjen e dy marrëveshjeve parimore Kosovë-Serbi për linjën ajrore dhe hekurudhat nuk kemi parë ndonjë qëndrim përmbajtjesor të Bashkimit Evropian dhe zyrës së Përfaqësuesit të Lartë të BE’së, Josep Borell.

Express për më shumë se një javë ka dërguar pyetje në adresë të zyrës së Borell për t’u pyetur nëse janë të përfshirë në këto përpjekje të Grenell dhe nëse janë duke bashkëpunuar me të , megjithatë ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Ndërkohë Josep Borell pritet që të vizitojë Kosovën dhe Serbinë gjatë fundit të kësaj jave, dhe me shumë gjasë do të deklarohet rreth gjithë kësaj përpjekje amerikane rreth dialogut Kosovë-Serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit