7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Grenelli i fryen zjarrit: Pauzat në numërimin e votave janë shumë të dyshimta

Rekomandime

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për dialogun Kosovë – Serbi dhe një ndër përkrahësit më besnikë të presidentit Donald Trump, është bërë pjesë e përplasjeve në lidhje me numërimin e votave, duke ngjallur dyshime për pauzat gjatë procesit.

Pauzimi i numërimit të votave është i dyshimtë. Shumë i dyshimtë”, shkroi Grenelli në Twitter.

- Advertisement -

Më vonë, ai shkroi: “Pauzim i numërimit të votave për të marrë më shumë kohë për të menduar se çka të bëhet. Mos i lejoni të shkojnë në peshkim për vota”.

Grenell gjithashtu e ripostoi një postim të një përkrahësi tjetër të Trumpit, i cili e shtroi pyetjen: “A nuk është e çuditshme sa shpejt po i shpallin shtetet të kaltra (e kaltra simbolizon Partinë Demokratike), por po ngecin tërësisht në të kuqet (e kuqja simbolizon Partinë Republikane)?”

- Advertisement -

Më herët, presidenti Donald Trump e vuri në pikëpyetje legjitimitetin e procesit të votimit pa paraqitur ndonjë fakt, duke pretenduar se gjatë zgjedhjeve ka pasur mashtrime dhe duke thënë se do të kërkojë nga Gjykata Supreme që numërimi të ndërpritet.

- Advertisement -

Në anën tjetër, ndaj kësaj deklarate ka reaguar ashpër kampi i Bidenit.

Menagjerja e fushatës së ish-nënpresidentit amerikan ka thënë se deklarata e Trumpit është tronditëse, e pashembullt dhe jokorrekte dhe se presidenti i tanishëm po synon që t’ua marrë të drejtat demokratike qytetarëve amerikanë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit