1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Greqia me stërvitje ushtarake ‘pranë vendit të naftës dhe gazit’, vjen përgjigja e Erdogan – reagon Gjermania

Rekomandime

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Greqinë për rrezikimin e sigurisë pasi njoftoi stërvitjet ushtarake dhe detare pranë vendit ku Turqia po bën shpimet në një zonë të diskutueshme të Mesdheut.

- Advertisement -

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, në një fjalim të hënën, Erdogan tha se Greqia po “rrezikon sigurinë bregdetare dhe lundruese të të gjitha anijeve në rajon” dhe paralajmëroi se qëndrimi i saj ndaj ligjit ndërkombëtar e kishte futur Greqinë “në një kaos nga i cili nuk mund të dalë”.

Ndryshe, po sipas Euronews, autoritetet kanë thënë se forca detare dhe ajrore e Greqisë do të zhvillojnë ushtrime ushtarake duke filluar nga e marta.

Ndërkohë, Gjermania po rrit përpjekjet diplomatike për të parandaluar tensionet midis dy rivalëve rajonalë që të përshkallëzohen më tej, duke dërguar të martën ministrin e saj të jashtëm në Athinë dhe Ankara.

- Advertisement -

Në këtë drejtim, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas do të përpiqet të “rigjallërojë” bisedimet që synojnë de-përshkallëzimin e tensioneve midis dy fqinjëve.

“Nga këndvështrimi ynë, dialogu i drejtpërdrejtë dhe hapat nga të dy palët për të deeskaluar situatën janë të nevojshme për të gjetur një zgjidhje dhe për të ulur tensionet”, citohet të ketë thënë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Christofer Burger, para gazetarëve në Berlin.

- Advertisement -

“Ne kemi një shqetësim të madh se këto tensione… mund të kenë pasoja edhe më të rënda”.

Siç shkruan më tej Euronews, Gjermania, e cila mban presidencën e radhës të BE, është në mesin e vendeve të BE që konsiderohen të gatshme të vendosin sanksione ndaj Turqisë.

Ministrat e jashtëm të BE pritet të diskutojnë mbi krizën në Mesdheun lindor në një takim joformal në Berlin këtë javë.

Euronews më tej kujton faktin se Qeveria turke kundërshton pretendimin e Greqisë për të drejtat ekskluzive në ujërat ku anija kërkimore Oruc Reis e Turqisë tani po bën kërkimet për naftë dhe gaz.

Turqia thotë se Oruc Reis duhet të vazhdojë punën deri të enjten.

Ndërkohë Greqia ka kërkuar vazhdimisht tërheqjen e saj, madje duke i dërguar anijet e saj luftarake në zonë dhe i vuri në gatishmëri forcat e saj të armatosura.

Për më tepër, disa stërvitje tre-ditore të Greqisë do të fillojnë në juglindje të ishullit Grek të Kretës, thanë zyrtarët në Athinë.

Dhe tensionet midis dy anëtarëve të NATO-s mbi të drejtat e Detit Mesdhe kanë pasur jehonë në të gjithë Evropën.

Përkundër të gjithave, Erdogan u zotua të hënën që të mos hiqte dorë nga kërkimi i energjisë në Mesdheun lindor.

“Turqia nuk do të bëjë asnjë hap më të vogël për sa i përket operacioneve të Orus Reis dhe as (në lidhje me) flotën tonë (detare)”, tha ai. “Përkundrazi, Turqia do të veprojë me më shumë vendosmëri në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të saj, dhe ligjeve në rajon”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit