1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Gripi i shpendëve i ngjitet njeriut, zbulohet rasti i rrallë në Angli

Rekomandime

Në Anglinë Jugperëndimore është zbuluar një rast i gripit të shpendëve tek njeriu. Lajmin e bënë të ditur ditën e sotme autoritetet shëndetësore atje.

Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar njoftoi se personi i infektuar e ka marrë virusin nga kontakti konstant me një numër shpendësh të infektuar që i mbante në ambientet e jashtme të shtëpisë së tij.

- Advertisement -

Qytetari i infektuar, sipas raportimeve, është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ndodhet aktualisht në vetizolim. Transmetimi i gripit të shpendëve tek njerëzit është shumë i rrallë por mund të rezultojë vdekjeprurës. Po ashtu, transmetimi i këtij gripi nga njerëzit tek njerëzit është i rrallë.

UKHSA njoftoi gjithashtu se të gjitha kontaktet e ngushta personale të individit, përfshirë personat që vizituan ambientet, janë gjurmuar dhe nuk ka ‘asnjë dëshmi’ që infeksioni është përhapur te dikush tjetër.

Zyrtarët thonë se rreziku për publikun e gjerë nga gripi i shpendëve vazhdon të jetë shumë i ulët. Megjithatë, njerëzit nuk duhet të prekin zogjtë e sëmurë apo të ngordhur, shtuan ata. Gripi i shpendëve është një virus që përhapet midis llojeve të shpendëve me llojin aktual që qarkullon te zogjtë në Mbretërinë e Bashkuar të quajtur H5N1.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit