3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Gruaja që dyshohet se infektoi 98 persona me Covid 19 në një klub nate

Rekomandime

Gruaja ishte pa simptome COVID-19, por dyshohet se infektoi 98 persona në një klub nate në Pragë.

- Advertisement -

Numri i njerëzve pozitivë me coronavirus të cilët kanë lidhje me një klub nate në Pragë është rritur në 98, dhe në mesin e tyre janë futbollistë nga tre klube të mëdha të Pragës!

Kjo është vetëm një valë e re e madhe e njerëzve që vuajnë nga COVID-19 në Republikën Çeke, shkruan The Guardian.

Gjatë ditës së sotme u raportuan 247 raste të reja, që është numri më i madh që nga fundi i qershorit. Si rezultat, kryeministri çek, Andrej Babis, deklaroi se “mbajtja e maskës mund të jetë e detyrueshme sërish në disa hapësira të mbyllura”.

- Advertisement -

Zyrtarët shëndetësorë dyshojnë se një grua, pa simptoma, është burimi i infeksionit që u përhap më 11 korrik pas një feste në një klub nate në Pragë, transmeton Telegrafi.

Autoritetet e këtij vendi deklaruan se 68 persona prej mbi njëqind njerëzish që ishin në klubin e natës, shtatë punonjës, si dhe 23 anëtarë të familjeve së saj u testuan pozitivë me COVID-19. Në total, 273 persona janë në karantinë.

- Advertisement -

Pasi mediat shkruanin se njerëzit në klub u infektuan duke shpërndarë pije, zyrtarët përsëritën rëndësinë thelbësore të distancës fizike.

Sidoqoftë, përkundër rritjes së rasteve ditore në javët e fundit, numri i të shtruarve në spital është vetëm paksa (141 raste), që është një e treta e numrit gjatë valës së infeksionit në prill. Zyrtarisht, gjithsej 14,570 njerëz janë testuar pozitivisht me COVID-19, dhe 364 njerëz vdiqën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit