1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gruas i zhvaten mijëra euro pas tre takimeve 10-minutëshe me të dashurin e ri online

Rekomandime

Një grua në Britani thotë se burri që njohu në një aplikacionin takimesh te reja, i zhvati të paktën 25,000 paundë pasi e kishte takuar vetëm tre herë për dhjetë minuta.

45 vjecarja Angela Whitbread, ka thënë se me anë të mashtrimit iu morën të gjitha kursimet e saj nga ushtaraku Nathan Walker.

- Advertisement -

Anëtari i gardës britanike i kishte kërkuar gruas të regjistrohej si “garantuese” në disa hua që kishte marrë, vetëm pas disa takimeve të shkurtra të kryera së bashku.

Duke treguar në televizion historinë e saj, gruaja tha se miqtë e kishin inkurajuar të njihte dikë të ri, pas ndarjes nga partneri i saj i shtatë viteve.

Ajo ishte njohur me Walker në një aplikacion takimesh të reja, dhe dyshja menjëherë ‘u lidhën’.

- Advertisement -

“Këmbyem numrat e telefonit dhe nisëm të bisedonim. Ishte fillimisht shumë e bukur si një lidhje e re”, tregon Angela.

Por më pas ajo thotë se Walker i kërkoi ndihmë.

- Advertisement -

“Ai më tha se do t’i ndërprisnin kontratën e telefonit dhe nuk do të mund të fliste me vajzën e tij te vogël. Kështu që më bëri të më vinte keq për të”.

Angela tha se ishte fillimisht një hua prej vetëm 50 paundë, dhe kjo nuk iu duk alarmuese.

“Gjithmonë më kanë mësuar të ndihmoj të tjerët nëse kanë nevojë dhe këtë po bëja edhe në këtë rast”.

Por ky do të ishte vetëm fillimi: “Disa javë më vonë ai më dërgoi një link, ku unë të bëhesha ‘garantuese’ e kredisë së tij, pasi tha se kishte ‘vërtet nevojë për ndihmë’”.

“Thoshte se e dashura e kishte lënë me shumë borxhe, dhe përsëri përdorte hilen melankolike me bijën e tij. Më tha se ‘nëse më ndihmon edhe këtë herë do të paguaj kredinë dhe nuk do të duhet të paguash më”.

“Dhe unë mendova, ky djalë ka një familje, ndoshta mund t’i kërkojë familjes së tij të bëhen garantues. Por ai më tha se nuk ka familje, kështu që pranova”.

Intervistuesi pyeti gruan: “Është interesante sepse ai nuk tha, ‘A mund të më japësh hua 10,000 paundë?’, por të kërkoi të bëhesh garantuese e huasë që e kishte marrë më herët, pra po transferonte borxhin e tij te ty. A nuk kuptove ti gjë nga kjo?”

Angela u përgjigj: “Po ai kishte bërë pagesat për këtë hua, dhe një tjetër hua prej 5,000 paundë që kishte marrë”.

“Më pas ai bëri pagesat në rregull për tre muaj, dhe ndaloi së paguari.”

“Unë nisa të shqetësohesha dhe i kërkova të di ç’po ndodh, por ai vazhdonte të justifikohej duke thëne, ‘Oh, nuk e paguaj dot, duhet të blej këtë e atë për vajzën time”.

“Kështu që më la në telashe. Unë duhet të paguaja këto para që ai të mbante shtëpinë, dhe gjithashtu duhet të paguaja faturat e mia në të njëjtën kohë. Ishte shumë stresuese”.

Prezantuesit e habitur pyetën gruan: “Po e dolët ndonjëherë bashkë?”

“Jo,” përgjigjet Angela. “E kam takuar tre herë, secila jo më shumë se dhjetë minuta”.

Walker është dënuar tashmë për mashtrim, por ajo duhet të vazhdojë pagesat për huat e tij, me të cilat është në telashe serioze.

Ushtaraku u dënua me 32 muaj burg pasi u shpall fajtor për një total prej 10 akuzash mashtrimi, ndaj tre grave të ndryshme dhe kater institucioneve financiare. Vetëm dëmi i tij ndaj Angela arrinte në 26,300 paundë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit