Qytetarët në Prizren po vazhdojnë ta respektojnë traditën e shëtitjes në orët e mbrëmjes.
Media ka siguruar fotografi ku shihet grumbull i madh i qytetarëve në rrugët dhe sheshet e qytetit të Prizrenit.
Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin kryesor të qytetit të Prizrenit.
Gjithashtu nga ora 22:00 e deri në 5:00 të mëngjesit janë në fuqi masat kufizuese ku qytetarëve iu ndalohet lëvizja.