4.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Grumbulloi para për shërimin e saj, Labinot Tahiri flet mes lotësh pas vdekjes së Valentina Ibrahimit

Rekomandime

Labi flet i trishtuar pas vdekjes së Valentina Ibrahimit.

- Advertisement -

24-vjeçarja Valentina Ibrahimi nga Ferizaj, e cila ishte diagnostikuar me leukemi akute nuk mundi t’i përballojë sëmundjes.

Ajo ka ndërruar jetë sot në Turqi, ku edhe ishte duke marrë trajtim për këtë sëmundje.

Për të grumbulluar para për shërimin e saj ishte angazhuar edhe këngëtari Labinot Tahiri, i cili për dy ditë me radhë ishte në krye të aksionit për t’i dalë në ndihmë Valentinës.

- Advertisement -

Ai e mori me pikëllim lajmin për vdekjen e Valentina Ibrahimit, ndërsa përmes një videoje ‘live’ në Facebook foli me shumë dhimbje.

Këngëtari, i emocionuar falënderoi të gjithë ata që dhuruan për shërimin e Valentinës, e cila nuk e përballoi sëmundjen.

- Advertisement -


Për këtë rast, Labi kishte lënë pushimin në gjysmë dhe erdhi nga Evropa, e për këtë shprehet i lumtur ngase thotë se “Po të mos vija, do të më ishte ngulitur tërë jetën në mendje”.

Mesazhi i tij është se duhet të angazhohemi gjithmonë në aksione humanitare, kurse është i domosdoshëm ndërtimi i një spitali për trajtimin e këtyre sëmundjeve të rënda.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit