Një grup i ushtarëve të mobilizuar nga brigada e 92-të ruse në Swatiz të rajonit Luhansk të Ukrainës, janë dorëzuar tek forcat ukrainase.
Ata nuk hezituan që para kamerës të akuzojnë eprorët e tyre rusë, për indiferencë dhe përdorimin e tyre si mish për top.
Hey @666_mancer, here’s your video [ai] translated from Russian as requested by @a_infosec_.
Follow @altryne to get more free transcriptions. https://t.co/4oRHXAC9pd pic.twitter.com/wCs9WhQb4l
— VidTranslator – targum.video AI bot (@vidtranslator) November 8, 2022
Ushtarët rusë pranuan se ishin lënë një pozicion në afërsi të Svatovit, pa ushqim e ujë të pijshëm.
Të mobilizuarit patën një apel për të rekrutuarit e tjerë, që akoma janë të lumtur dhe jetojnë me iluzione se do të ketë “trajtim” për ta para se të dërgohen në luftë.
“Jemi lënë në rrugë, pa ushqim, ujë e pajisje adekuate për luftë”, dëgjohet duke thënë njëri nga ushtarët.
“I bëjë thirrje ushtarëve tjerë të mobilizuar, që të ndalen së ëndërruari se do të trajnohen dhe do të trajtohen me dinjitet nga eprorët e tyre”, tha një tjetër ushtar.