5.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

“Hajde, gjeni behane tash”, Pozhari “zbulon” arsyen e presionit ndërkombëtar mbi Kurtin

Rekomandime

Analisti Xhevdet Pozhari ka dalë me një ide të cilën e bazon në disa burime lidhur me presionin ndërkombëtar mbi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai është shprehur se kjo ka të bëjë me propozimin që Kurti do të bënte në Bruksel në takimin e ardhshëm që ka të bëjë me Asociacionin dhe ulëset e garantuara në Kuvendin e Kosovës për pakicën serbe me pakon e Ahtisaarit.

- Advertisement -

“Sipas Pakos së Ahtisarit, pakica serbe me Kushtetutë i ka të garantuara 10 deputetë që asnjëherë nuk do t’i merrte në zgjedhje në bazë të përqindjes që ka kjo pakicë në Kosovë.”, shkruan Pozhari.

Madje, ai ka cituar një pjesë të diskutimit nga pala kosovare, sipas tij.

“”Nëse doni Asociacion, duhet të hiqet ky privilegj diskriminues për pakicat tjera. Ose, nëse ka kundërshtime, atëherë nuk mund të ketë edhe Asociacion të Komunave me shumicë serbe.
Ose privilegji politik me Pakon e Ahtisarit, ose Asociacioni. Të dyjat nuk shkojnë!”. Ky paska me qenë thelbi i diskutimit nga pala e Kosovës.”, tha ai.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Arsyeja se pse është rritur presioni ndërkombëtar ndaj Albin Kurtit, sipas disa burimeve, qenka propozimi që ai bëhet gati ta prezantojë në takimin e ardhshëm në Bruksel.
Sipas Pakos së Ahtisarit, pakica serbe me Kushtetutë i ka të garantuara 10 deputetë që asnjëherë nuk do t’i merrte në zgjedhje në bazë të përqindjes që ka kjo pakicë në Kosovë.
“Nëse doni Asociacion, duhet të hiqet ky privilegj diskriminues për pakicat tjera. Ose, nëse ka kundërshtime, atëherë nuk mund të ketë edhe Asociacion të Komunave me shumicë serbe.
Ose privilegji politik me Pakon e Ahtisarit, ose Asociacioni. Të dyjat nuk shkojnë!”. Ky paska me qenë thelbi i diskutimit nga pala e Kosovës.
Në anën tjetër, Albin Kurti po bën thirrje që me vëmendje të ndiqet nga faktori ndërkombëtar procesi i regjistrimit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Veçanërisht kur qysh tani ka zëra të pushtetit të Serbisë të cilët janë të shqetësuar me numrin e shqiptarëve atje.
Hajde, gjeni behane tash! [😉] .

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit