1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Hajni” i shumëkërkuar nga Policia shfaqet direkt në emision: Më kanë akuzuar për një traktor, qe 12 vite nuk kam qenë në Kosovë

Rekomandime

Dje gjatë ditës Policia e Kosovës ka njoftuar se është në kërkim të Besnik Dautaj, i cili sipas tyre, ka kryer veprën penale “ vjedhje” dhe “ mashtrim”.

Me këtë rast ata kanë kërkuar bashkëpunim nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij t’i lajmërojë ata.

- Advertisement -

Pikërisht i kërkuari nga policia, Besnik Dautaj ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “DIREKT” në ATV.

Dautaj tha se që nga viti 2009-të nuk ka ardhur në Kosovë dhe se kjo që është thënë për të nga Policia e Kosovës, është shpifje.

Unë që nga viti 2009 që kur kam dalë nga shtëpia për çështje ekonomike kam dalë në Evropë dhe që nga ajo ditë unë nuk jam kthyer kurrë në Kosovë në shtëpi për shkak të dokumentacionit qe nuk kam pasur të rregullt, tash i kam të gjitha dokumentet dhe kam pasur për qellim që me datën 25 të jem në Kosovë por e lexova në të gjitha portalet qe Besnik Dautaj kërkohet për mashtrim dhe vjedhje, nuk e di unë kurrë dikujt qe i kam vjedhur diçka në jetën time,” – ka thënë Dautaj në “DIREKT”.

- Advertisement -

“Nuk e di cila është arsyeja që me ma njollos emrin tim për vjedhje kur unë këtë nuk e kam bërë kurrë në jetën time,” – shtoi ai.

Dautaj thotë që njëherë është akuzuar për marrje të një traktori në emrin e tij por është shpallur i pafajshëm.

- Advertisement -

Një shok i imi e ka marrë një traktor në emrin tim, ai ka qenë njëfarë, Rushit Krasniqi nga Istogu. Ai ka qenë shok i imi dhe traktorin e ka marrë në emrin tim, kur e kom kuptu që aj ka marr traktor në emrin tim e kam kontaktuar njerin edhe ka ardhur policia e kanë marrë traktorin dhe gjithçka ka qenë në rregull, kam shkuar në polici kam dhënë deklaratën dhe kam dalë i pafajshëm të nesërmen më kanë liruar në mëngjes,” – ka thënë tutje, Besnik Dautaj.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit