2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hajnia më e madhe në histori: Kina plaçkitë nga 300 deri 600 miliardë në vit nga SHBA

Rekomandime

Gjatë seancës së hapur të komitetit të inteligjencës së Senatit Amerikan të mërkurën kjo ishte një prej fakteve tronditëse që doli në publik në këtë mbledhje të rrallë publike të këtij komiteti.

Vjedhja e teknologjisë amerikane e organizuar nga qeveria e Kinës që ka krijuar “transferimin ilegal më të madh në historinë e botës”.

- Advertisement -

“Kina vjedhë çdo vit mes 300 miliardë deri 600 miliardë dollarë të teknologjisë dhe pronës intelektuale amerikane çdo vit” ka thënë Senatori Amerikan Marco Rubio, që shërben si zëvendës kryetar i komitetit, që shtoi edhe:

Ata shfrytëzojnë kapitalin investues për të blerë kompani premtuese teknologjike duke fshehur pronën në anën tjetër. Ata bëhen partnerë me universitete në hulumtime dhe pastaj vjedhin ato zbulime – shpesh këto hulumtime kanë financimin fillestar nga taksapaguesit amerikanë. Ata shtrëngojnë kompanitë amerikane që veprojnë në Kinë të dorëzojnë teknologjinë atyre”. “Ata kanë keqpërdorur hapjen tonë, mirësjelljen dhe kanë shfrytëzuar lakminë e korporatave për profit kundër nesh”. “kina tanimë po kryen transferimin më të madh ilegal të pasurisë nga një shtet në tjetrin në historinë e botës” tha Senatori Rubio.

Spiunazhi teknologjik i Kinës në teknologjinë e SHBA’së i kushton “rreth 4000 deri 6000 dollarë çdo familje amerikane katër anëtarësh…pas taksave” sipas Bill Evanina, ish drejtori i Qendrës Kombëtare të Sigurisë dhe Kundërzbulimit, që dëshmoi në seancën dëgjimore. Shumica e informacionit të vjedhur ka zbatim ushtarak që Kina e shfrytëzon përfitimet për të financuar zgjerimin e vazhdueshëm të Ushtrisë Çlirimtare Popullore. “Siguria ekonomike është siguri kombëtare” tha Evanina.

- Advertisement -

Pekini është përqendruar në arritjen e statusit të burimit të vetëm të turbinave të ajrit dhe energjisë së ripërtërirë, dhe “për t’u bërë një pika kryesore për përbërës vital farmaceutik” dhe “farmaceutik gjenetik” ka dëshmuar Anna Puglisi në këtë senacë, ish agjente e kundër zbulimit amerikan.

Këto zbulime do të duhej të jenë këndellëse pasi “komiteti i inteligjencës nuk mban seanca të hapura, por unë dhe zëvendës kryetari Rubio besojmë se kjo duhet t’iu bëhet e ditur publikut amerikan” ka thënë kryetari i komitetit Senatori Mark Warner. Warner është përfaqësues që vjen nga partia demokrate amerikane derisa Rubio nga republikanët.

- Advertisement -

Megjithatë kjo seancë mori pak vëmendje nga mediat, përveç atyre që konsiderohen të krahut konservator amerikan. Pak media tradicionale amerikan përcjellën këtë seancë.

Mediat ruse e kineze që financohen nga shteti, si Russia Today dhe South China Morning Post nuk e lëshuan rastin e propagandës duke tallur madje ligjvënësit amerikan për siç e vlerësuan ata retorikën e ‘Iuftës së ftohtë’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit