1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Haki Abazi e quan qyqarllak veprimin e opozitës në Kuvend

Rekomandime

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka reaguar pas zhurmës së deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, të cilët goditën tavolinat dhe fishkëllyen.

Abazi përmes një postimi në Facebook e ka quajtur këtë qyqarllak dhe frikë nga progresi i suksesi i reformimit.

- Advertisement -

Ai ka pyetur se kë po e përfaqësojnë e në interes të kujt po veprojnë ata, derisa e kanë shkatërruar e vjedhur vendin.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Piskama e PDK, LDK dhe AAK në kuvend është qyqarllak dhe frikë nga progresi dhe suksesi i reformimit. Ata që e shkatërruan dhe e vodhën dhe i falën tokën vetës po i druhen drejtësisë dhe po duan që të bllokojnë punën e Kuvendit. Ata që i mbajtën Serbisë zhagun sa ishin në pushtet sot duan të bllokojnë punën e institucioneve demokratike me legjitimitet qytetar pikërisht në momentin e avancimit të pozitës ndërkombëtare të vendit. Kënd po e mbrojnë dhe kënd po e përfaqësojnë, në interes të kujt janë duke vepruar?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit