-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haki Abazi reagon pas postimit të Isa Mustafës: Thotë se qeverisja e LDK’së është Fitore e Pirros

Rekomandime

Zyrtari i lartë i VV’së, Haki Abazi është përgjigjur pas postimit të kreut të LDK’së, Isa Mustafa, ndonëse në të njëjtin nuk apostrofohej vet ai, shkruan kosova ime.

- Advertisement -

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Abazi ka thënë se qeverisja aktuale ka pasur një Fitore të Pirros.

“Aty ky e ka futur veten dhe servilet e tij është vështirë me dal në fytyrë. E për bashkërëndim duhet shkuar në zgjedhje se në demokraci vendos sovrani kush duhet të udheheqë me proceset jo teket e individëve.”, ka shkruar tutje Abazi.

Postimi i tij:

- Advertisement -

Isa Mustafa e ka kuptuar tani që ka mbetur i vetëm, sepse ka shkelur vullnetin qytetarë, rrëzoi qeverinë legjitime, ka shkelur mbi të gjitha parimet e demokracisë, është bërë sinonim i lojrave të ndyta, e ka goditur nën brez partnerin e përzgjedhur nga vota demokratike. Fitoret e Pirros nuk janë zotësi politike!

Sot qenka kujtuar se duhet bashkëpunim dhe koordinim, dhe se qenka e rëndësishme që të kemi unitet.

- Advertisement -

Aty ky e ka futur veten dhe servilet e tij është vështirë me dal në fytyrë. E për bashkërëndim duhet shkuar në zgjedhje se në demokraci vendos sovrani kush duhet të udheheqë me proceset jo teket e individëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit