1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Haki Abazi tregon pse e lëshoi studion televizive në mes të emisionit

Rekomandime

Deputeti i Kosovës, Haki Abazi mbrëmë ka lëshuar studion televizive në Kanal 10.

Ai pasi ka dal nga emisioni ka sqaruar për opinionin publik se arsye pse e doli nga studio televizive ishte gjuha dhe sjellja vulgare.

- Advertisement -

Sipas tij, debatit që i mungojnë faktet dhe argumentimi si dhe gatishmëria për të pranuar argumentin e tjetrit, e dëmtojnë temën.

Ai thotë se e lëshoi studion që mos të jetë pranues e as kontribuues i nivelit të ulët të debatit.

Postim i plotë:

- Advertisement -

Gjuha dhe sjellja vullgare në studio dhe përgjithësisht në hapësirën mediale është e papranueshme. Tolerimi ndaj nivelit jorespektues dhe joprofesional që ka qëllim vullgarizimin e debatit, dërgon në rritje të dhunës në shoqëri dhe normalizim e pranim të asaj dhune që eksponencialisht është në rritje në shoqërinë tonë dhe po godet me të dobëtit dhe më të pambrojturit.

Debatit që i mungojnë faktet dhe argumentimi por edhe gadishmëria për të pranuar argumentimin e tjetrit, e dëmton temën, nuk lejon thellim dhe shkakton tension e konfuzion tek audienca.

- Advertisement -

Koha e thjeshtëzimeve dhe debateve me fraza se a “je proamerikan apo antiamerikan” për konsum medial ka kaluar. Zhvillimi nuk vije nga serviliteti ndaj askujt, por nga të dhënat, kerkimet shkencore dhe analizat studimore që projektojnë zhvillimin e qëndrueshëm shoqëror dhe ekonomia regjenerative.

Sonte kam lëshuar studion në kanalin 10 për të mos qenë as pranues e as kontribues i nivelit të ulët të debatit, gjuhës vullgare dhe ofenduese dhe tendencës që nëpermjet zhurmës të pamundësohet biseda konstruktive.

Në debate nuk duhet patjetër të këtë fitues, dhe nese ky është qëllimi dhe qëllim në vete është mepatjetër krijimi i përceptimit mbi të vërtetën dhe realitetin e bazuar ne fakte për shpërqëndrim të fokusit, e deklarime krejt spekulative, atëherë kjo formë nuk meriton të ushqehet si diskurs publik dhe jemi përgjegjës të kthehemi te e vërteta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit