8 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Halil Geci: Në drejtim të Sejdi Kocës u shkrepën 100 pIumba kaIIashi, por Zoti e shpëtoi nga SHIK-u dhe hajnat e Hashim Brojës

Rekomandime

Sot ka ndërruar jetë ish-themeluesi i degës së LDK-së në Skenderaj, Sejdi Koca.

Sejdi Koca ishte një patriot i madh, veprimtar i çështjes kombëtare dhe një ndër mësuesit e parë në Skenderaj.

- Advertisement -

Ai bëri shumë për të rritur vetëdijen kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.

Për Sejdi Kocën përmes një shkrimi e përkujton edhe veprimtari i LDK-së, Halil Geci.

Ai tregon se Koca nuk është trembur kurrë përballë Serbisë.

- Advertisement -

Geci shkruan se, Koc është maltretuar dhe burgosur nga Serbia, gjë që mbeti simbol i qendresës dhe rezistencës.

Geci thotë se, Koca është kidnapuar edhe burgosur edhe nga shqiptarët dhe i bënë atentat, por e shpëtoi Zoti nga SHIK-u.

- Advertisement -

Tutje, Geci shkruan se janë shkrepur mbi 100 pIumba kaIIashi në drejtim të tij.

Postimi i Halil Gecit:

Sot paska ndërruar jetë, daja Sejdi Koca shqiptari që su tremb kurrë, ai që ishte halë në sy për Serbinë sa herë që shkruheshin parulla i madhi i tana kohërave Sejdi Koca IZOLOHEJ në burg.

Ishte intelektual i pa thyshem në vijën e Rugovës dhe në LDK-së i asaj kohe, ishe dhe do të mbetet simbol i qëndreses dhe rezistencës që të maltretuan dhe e burgosen shkijet, e që e kindapuan dhe e burgosen vazalet e tyre, e që të banë atentat por Zoti të shpëtoi nga SHIK-u dhe hajnat Hashim Brojës dhe rrethit të tij.

I shkrepen mbi të 100 predha kaIIashi por Zoti Lartë të shpëtoi nga SHIK-u dhe hajnat, për të marrë sot afër vetes së TIJ.

Ti daja im s’u perkule kurrë për lirinë e këtij vendi, Zoti të bekoftë me parajsë amin.

Ngushëllime familjes miqve dhe shokëve të tij, ngushllime Kosovë se për ty e lirinë tënde nuk kurseu asgjë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit