1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Halil Matoshi kërkon dorëheqjen e ministres Hajdari pasi deformoi njoftimin e aksidentit

Rekomandime

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pasi ka konfirmuar se ka goditur me makinë një fëmijë në Prishtinë përmes një postim në Facebook pati reagime nga më të ndryshme.

Në pjesën përshkruese të raportit zyrtar të policisë, ku thuhet se aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës nga ana e ministres Rozeta Hajdari.

- Advertisement -

Ish-gazetari, Halil Matoshi përmes një postimi ka shkruar se me ardhjen e kësaj Qeverie në pushtet përpos përmbysjes së regjimit është ndërruar edhe diskursi.

Sipas tij, ministrja duhet të ndëshkohet sipas ligjit dhe duhet të jap dorëheqje.

“Tashti, në Qeverinë e shpresës, asht përmbys jo vetëm regjimi i vjetër por edhe diskursi, fëmijtë përplasen në vetura e jo simas versionit zyrtar të policisë që fëmija u përplas nga vetura, për mospërshtatje (tejkalim) shpejtësie, nga ministrja Rozeta Hajdari!?. Ndëshkim i KRlMlT simas ligjit dhe dorëheqje si akt i etikës së pushtetit”, ka shkruar Matoshi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit