-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Halil Matoshi qorton presidenten Osmani: “Lej kopallat, dil e lyp vaksina”

Rekomandime

Zyrari i AAK-së dhe ish gazetari i njohur kosovar, Halil Matoshi ka kritikuar veprimtarinë e presidentes Vjosa Osmani në ditën e parë të saj të punës.

- Advertisement -

Osmani-Sadriu priti në vizitën e parë zyrtare sportisten Majlinda Kelmendi duke kritikuar politikën dhe diplomacinë për mos-sukseset në raport me sukseset në sport.

Po ashtu, znj. Osmani Sadriu ka qenë edhe në një vizitë te autoritetet shëndetësore që po merren me menaxhimin e situatës shëndetësore pas pandemisë.

Të dyja këto raste janë kritikuar nga z. Matoshi, i cili thotë që presidentes nuk i takon të merret me “mikromenaxhim” situatash të brendshme, e njëkohshëm as të merret me kritika.

- Advertisement -

“Lej kopallat e thirr homologët e vendeve perëndimore, lyp vaksina!?” ka porositur z. Matoshi, presidenten e vendit, përcjell Periskopi.

Ai ka përmendur edhe presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugovën, i cili thoshte që “Për lirinë e popullit tim jam në gjendje me marrë një shkop e me dalë nëpër botë, tek të mëdhenjtë…”

- Advertisement -

Statusi i plotë:

1.

Presidente ti nuk je këtu për mikromenagjim situatash të brendshme (si kjo vizita koti në qendren e vaksinimit) se janë 83 mijë shërbyes shteti që kujdesen për kso sene!

2.

Presidente ti nuk guxon me u sjellë si opozitare, me i kritiku pararëndësit tu e diplomacinë, (gazetarët e bâjnë këtë!) dhe tue krahasu mossuksesin e shtetit me suksesin e Majlindes në ni sport individualist!

3.

Lej kopallat e thirr homologët e vendeve Perëndimore, lyp vaksina!?

Kjo âsht puna jote!

Për sot.

Brahim Rugova thojke: “Për lirinë e popullit tim jam në gjendje me marr ni shkop e me dalë me lypë nepër botë, tek të mdhajt…

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit