-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Haliti: Kurti do që ta prezantojë marrëveshjen e Uashingtonit si tradhti

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka shprehur mëdyshjen e tij rreth prezantimit që kryeministri, Albin Kurti mund t’ia bëjë marrëveshjes së Uashingtonit përpara elektoratit që ka.

- Advertisement -

Sipas Halitit, Kurti do të përpiqet që këtë marrëveshje ta prezantojë si një lloj tradhtie.

“Normalisht që Kurti do të përpiqet ta prezantojë si një lloj tradhtie në vete atë marrëveshje për elektoratin e vetë dhe tendencën për ta rirregulluar ose që ta ribëjë një marrëveshje nëse nuk i duket e rregullt”, tha Haliti për ATV.

Në marrëveshjen e nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë, u arrit dakordimi që Kosova dhe Serbia, do të punojnë me Koorporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar autostradën e paqes, lidhjen hekurudhore Prishtinë-Merdare, lidhjen hekurudhore Nish-Prishtinë, sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, projekte shtesë dypalëshe dhe prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, e DFC-së.

- Advertisement -

Pika e fundit e kësaj marrëveshjeje ia siguroi Kosovës një njohje të re, atë nga Izraeli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit