Janë arrestuar tre kosovarë dhe dy shtetase të Shqipërisë, dje në Gjakovë të cilët pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete.
Disa nga ta kanë marrë lëndime trupore për çka është dashur ndihmë mjekësore, dhe më pas të gjithë kanë përfunduar në stacionin polisor të Gajkovës.
“Janë arrestuar pesë të dyshuar, tre meshkuj kosovarë dhe dy femra shqiptare shtetase të Shqipërisë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete. Dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje, ndërsa të dyshuarat lirohen në procedurë të rregullt.