3.8 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Hallakamë në një lokal në Prizren, Policia arreston dhunshëm pronarët për shkak të maskave

Rekomandime

Dhunë, arrestime me forcë e bërtima ka pasur sot rreth orës 11:00 në një lokal në qendër të Prizrenit.

- Advertisement -

Një person ka treguar se policë të njësisë speciale e kanë arrestuar me forcë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij, ndërsa gjatë arrestimit është përdorur edhe dhunë.

Kjo shihet edhe në pamjet që i ka siguruar Gazeta Sinjali ku shfaqen disa policë që me forcë e arrestojnë pronarin e lokalit dhe djemtë e tij. Gjatë arrestimit, përveç forcës e dhunës, është përdorur edhe sprej.

Gjithçka ka nisur pasi pronari i lokalit u ndalua për shkak të mosbartjes së maskës, me policët që sipas tij u treguan të ashpër me të.

- Advertisement -

Nga Policia e Prizrenit, ndonëse e kanë konfirmuar se ngjarja ka nisur për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit, këtë rast e kanë cilësuar si sulm ndaj zyrtarëve policorë.

Familjarët e të arrestuarve i kanë thënë Sinjalit se pronari dhe njëri nga djemtë e tij kanë marrë tretman mjekësor si pasojë e dhunës së përdorur nga policët, por krejtësisht ndryshe e ka përshkruar ngjarjen zëdhënësi i Policisë së Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

- Advertisement -

Sipas tij, aty ka pasur sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe janë dy policë që kanë mbetur të lënduar nga kjo ngjarje. Ai thotë se fillimisht nuk është respektuar urdhri i personit zyrtar. Për këtë rast, në stacionin policor të Prizrenit aktualisht po intervistohen 5 persona.

“Ka ndodhë rreth orës 11:00 në rrugën “Marin Barleti” në Prizren, sheshi “Shatërvan”. Për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për masat anti-COVID. Fillimisht nuk është respektu urdhri i personit zyrtar, pastaj për shkak të mosrespektimit të masave dhe urdhrit ka ardhë deri te sulmi ndaj personit zyrtar. Kështu që Policia i ka aktualisht 5 persona të dyshuar duke i intervistuar për këtë rast. Sulm ndaj personit zyrtar kemi. Janë dy zyrtarë policorë kanë pësu lëndime, të cilët i kanë dërguar për tretman mjekësor. Janë sulmuar nga të dyshuarit. Rasti ka qenë për shkak të mosrespektimit të vendimit të qeverisë për mbajtjen e maskës, distancën sociale e këto”, ka thënë Osmanollaj.

Në video dikush dëgjohet teksa vazhdimisht u kërkon policëve që të qëndrojnë larg 2 metra. Gjithashtu, përveç tjerash, aty shihet edhe një polic që kërkon që të mos incizohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit