1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Hamza për Vetëvendosjen: Jo që e ç’kapin, por ata e plasin shtetin

Rekomandime

“Ata e plasin shtetin jo që e ç ‘kapin”, kështu po deklarohet kandidati për deputet nga PDK, Bedri Hamza. Ai është shprehur se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket asaj që deklarojnë për çkapje të shtetit është e gabuar.

- Advertisement -

“Ata që neve na akuzojnë për kapje të shtetit, ata e plasin shtetin jo që e kapin. Kjo është dëshmuar. Shiko çfarë kanë bërë me rastin e shkarkimit jashtë procedurave dhe emërimin në borde, që do të ketë kosto shtesë. Jo që e ç ’kapin, por e plasin shtetin”, është shprehur Hamza në Klan Kosova.

Tutje ai është shprehur se PDK është subjekt i dëshmuar sa i përket zhvillimit ekonomik të shtetit, duke garantuar kështu se me ardhjen e tyre në pushtet do të ketë rritje të pagave në sektorin publik

“Edhe në i kemi gabimet tona, për të cilat kërkojmë falje. Por kur kemi folur për autostrada të tjerët kanë thënë se janë nëpër letra, kur kemi premtuar rritje të pagave kanë thënë se kampanjë elektorale”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit