Një pjesë e madhe e këngëtareve të estradës i janë nënshtruar operacioneve plastike.
Pavarësisht kësaj, jo të gjitha kanë pasur guximin të pranojnë një gjë të tillë, e këtu përfshihet edhe këngëtarja Dhurata Dora, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net“.
Por, tanimë faqja e njohur në Instagram, “Vipat e Bllokut” ka hapur arkivën dhe kanë zgjedhur pikërisht si personazh Dhurata Dorën për ti publikuar një fotografi të para shumë viteve.
Plot shtatë vite më parë pamje e saj ishte krejtësisht ndryshe, ndërsa tani me ndihmën e kirurgut fytyra e këngëtares është tjetërsuar.
Sa i përket muzikës, Dhurata Dora po shijon suksesin e këngës së re me titull “Mi amor” në bashkëpunim me Noizyn.