Një numër i madh i qytetarëve janë mbledhur te Stacioni i Autobusëve, për paraqitjen e testit praktik të vozitjes.
Në fotografitë e dërguara nga lexues të gazetës, shihet se qytetarët nuk po e mbajnë fare distancën fizike.
Ndryshe, sot është hapur afati i testimi për patentë-shoferë.
Ministria e Infrastrukturës i pati pezulluar paraqitjen e provimeve shkaku i pandemisë.