Qendra e studentëve e Universitetit të Prishtinës të enjten më datë 29.10.2020 hap konkurs për pranimin e studentëve për banim në konvikte.
Si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike me COVID-19, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së, këtë vit, qendra do të pranojë rreth 1600 studentë, pra një student në një dhomë, njofton Klan Kosova.
Këtë vit ndarja e vendeve për strehim në konviktet e Qendrës se Studentëve, do të bëhet në bazë të kërkesës së rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe atë 70% e këtyre vendeve do të ndahen per fakultetet, programet e studimit të të cilave përmbajnë lëndë praktike dhe labaratorike si dhe 30% për faklutetet, programet e të cilave përmbajnë komponentet teorike.
Çmimi do të jetë 35 € për muaj (20€ banimi, 15 € ushqimi).
Konkursi do të jetë i hapur deri më 7 nëntor.