4.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Hapet rruga për blerjen e vaksinave nga Pfizer, Vitia nënshkruan Udhëzimin Administrativ

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid. Sipas këtij dokumenti, vaksinat duhet të kenë miratimin e EMA-së ose FDA-së. Ky UA i hap rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer

Udhëzimi Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015, Autorizimi për Marketing për Produktet Medicinale i cili i hap rrugë sjelljes së vaksinave anti-Covid në Kosovë, është nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, shkruan Gazeta Shneta.

- Advertisement -

UA mundëson palëve kontraktuale që të marrin me kush ose emergjent Autorizim Marketingun për vaksinat kundër Covid-19, duke përjashtuar dispozitat e Udhëzimit Administrativ 01/2015. Ky i fundit në Nenin 6 përcakton që AM lëshohet me kusht që çdo person juridik apo koorporatë duhet të ketë të regjistruar biznesin në Republikën e Kosovës.

Këtë nen e ka përjashtuar UA i ri i cili vlen vetëm për vaksinat kundër Covid-19.

“Aplikuesi duhet të dorëzojë në AKPPM kërkesën me dokuemtat e përcaktuara në marrëveshje mes Ministrisë së Shëndetësisë apo një organi tjetër publik dhe palës kontraktuale, për autorizim për marketing të kushtëzuar apo emergjent të lëshuar nga autoritetet rregullative: Agjencia Europiane e Barnave (EMA) apo Administrata për Barna dhe Ushqim e SHBA (FDA) për vaksinat kundër Covid-19”, thuhet në Nenin 22B.

- Advertisement -

Sipas këtij dokumenti, AM do të lëshohet brenda dy ditëve pune, ndërsa importi i vaksinave bëhet sipas legjislacionit në fuqi dhe kritereve të përcaktuara në marrëveshje në mes të MSH-së apo një organi tjetër publik, dhe palës kontraktuale për sigurimin e vaksinave kundër Covid-19.

Edhe farmakovigjilenca e vaksinave bëhet poashtu sipas kritereve të përcaktuara në marrëveshje mes palëve.

- Advertisement -

Ky UA ka përjashtuar edhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ për tarifat e shërbimeve të ofruara në AKPPM, si dhe dispozitat e Udhëzimit Administrativ 12/2013 Vendosja e Banderollave në Produktet Medicinale.

Udhëzimi Administrativ 01/2021 ka hyrë në fuqi ditën e djeshme më 19 prill. Ndryshimet janë bërë me kërkesë të kompanive ndërkombëtare të cilat prodhojnë vaksina, sikurse Pfizer dhe Biontech, të cilat nuk kanë pranuar të kenë përfaqësues në vendet ku dorëzohen vaksinat.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit