1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Haradinaj akuzon kryeministrin Kurti për korrupsion

Rekomandime

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, edhe një herë ka kritikuar qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti. Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj akuzon qeverinë Kurti për korrupsion dhe frikë nga dialogu dhe SHBA’të. Kritika Haradinaj kishte edhe rreth planeve qeveritare në fushën e energjisë.

Sipas ish-kryeministrit, me Kurtin shef të ekzekutivit, Kosovës po i vështirësohet mundësia e ecjes përpara.

- Advertisement -

“Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!”, thotë Haradinaj.

Ai akuzon Kurtin edhe për korrupsion.

“Zhytja në korrupsion përmes tenderomanisë, pra tenderë njëburimor, dhënia e punëve punëdhënësve të mëhershëm, i pasuar me familjarizëm, pra punësime të familjarëve në poste kyçe, e pastaj politizim i bordeve të kompanive. E gjitha kjo në funksion të një lidhjeje të shkurtër për korrupsion dhe veprime joligjore, e që janë alarm për Kosovën”, tha Haradinaj.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kjo është qeveria Kurti:

- Advertisement -

– Mbushja shpejt e arkës dhe shterimi i burimeve

– Frikësimi i kapitalit vendor, nxjerrja jashtë e tij dhe si rezultat ulja e investimeve.

– Armiqësimi me sektorin privat dhe si rrjedhojë thellimi i mosbesimit të tyre dhe mospërkrahja nga ana e tyre e qëllimeve ekonomike

– Lufta kundër UÇK-së, e zhvilluar si luftë ndaj pushtetit të keq të dy dekadave, e që si pasojë ka zbehjen e patriotizmit dhe të ndjenjave atdhetare për shtet.

– Në politikë të jashtme, i frikësuar nga dialogu dhe i frikësuar nga Amerika.

– Në siguri dhe rend publik, improvizime dhe lëvizje eksperimentale, kryesisht populiste, përfshirë edhe luftën kundër KRlMlT.

– Politizim i iniciativave ligjore me agjendë partiake.

– Mosimplementim i pavarësisë energjetike dhe faturimi i energjisë në Veri, si rezultat pagesa e dhjetëra milionave për rrymën e shpenzuar në Veri.

– Refuzim dhe dëmtim i mundësive investive në energji, i projekteve si Kosova e Re, Contour Global 500 MË dhe Gazsjellësi Amerikan me 200 milionë dollarë falas.

– Zhytja në korrupsion përmes tenderomanisë, pra tenderë njëburimor, dhënia e punëve punëdhënësve të mëhershëm, i pasuar me familjarizëm, pra punësime të familjarëve në poste kyçe, e pastaj politizim i bordeve të kompanive. E gjitha kjo në funksion të një lidhjeje të shkurtër për korrupsion dhe veprime joligjore, e që janë alarm për Kosovën.

– Sulmet e ulëta nga militantët imagjinarë në internet, të paguar me parat e buxhetit të popullit, e tregojnë fytyrën e kësaj Qeverie. Të gjitha këto sulme vijnë si rrjedhojë e mungesës së vizionit dhe të pafuqisë me veprim qeverisës.

– Mosbuxhetimi dhe mosmiratimi i ligjit të pagave dhe lufta kundër sindikatave, poashtu është alarm në vete.

Pra mund të themi që majtizmi ekstrem po e dërgon Kurtin dhe Vetëvendosjen drejt luftës së klasave dhe në luftë kundër aleatëve, që nënkupton po ia vështirëson Kosovës mundësinë e ecjes përpara!

RH

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit